in

“Nuk paska pas faj profesori”/ 16-vjeçarja shkon ta denoncojë, kthehet në skllaven e policit

Një ngjarje e rëndë është mësuar se ka ndodhur në Drenas ku ka si kryetemë kryerjen e marrëdhënieve seksuale me anë të shantazhit.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar profesorin e saj që e ngacmonte dhe jo vetëm që nuk ka gjetur ndihmë, por është bërë viktimë e hetuesit policor që mori përsipër çështjen.

Pasi adoleshentja i kishte dhënë deklaratën, ai e kishte shantazhuar në forma të ndryshme, duke e detyruar që për një vit të kthehej në skllaven e tij të seksit.

Vajza kishte mbetur shtatzënë dhe më pas kishte abortuar.

Një javë më parë zëvendësshefi i hetimeve në Drenas, V. V. ka marrë mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë si polic i Kosovës.

Por, në kohën e dhënies së kësaj mirënjohjeje, ai ka qenë duke shfrytëzuar si skllave seksi një nxënëse nga Drenasi.

50-vjeçari ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar seksualisht një vajzë e cila sapo kishte mbushur 16 vjet.

V.V., e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar një mësues të saj për marrëdhënie seksuale. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare

Prej asaj dite kishte nisur historia e dhunës, kërcënimeve dhe shfrytëzimit seksual të kësaj nxënëseje nga hetuesi policor.

Përveç dhunës së ushtruar mbi të. V. V., e ka detyruar vajzën të abortojë fëmijën e tyre nën kërcënim. Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë.

Njëkohësisht, Prokuroria ka bastisur ordinancën e gjinekologut Ahmeti, i cili po dyshohet për kryerje të abortit të paligjshëm.

Si nisi historia e tmerrit për vajzën nga Drenasi?

Më 14 shtator 2016, hetuesi V. V., ishte në detyrë në Drenas. Aty ishte shfaqur një vajzë e mitur për të denoncuar një vepër penale të keqpërdorimit seksual duke përdorur pozitën zyrtare. Keqpërdoruesi ishte arsimtari i saj, Sh. Xh.,

Rasti i hapur në polici mban numrin 2017-AG-0643.

Hetimi kundër profesorit ishte udhëhequr nga rreshteri V. V. i cili e kishte intervistuar viktimën, duke e dëgjuar nga ajo gjithë ngjarjen. Hetuesi e kishte fotografuar të miturën kinse për nevoja të hetimeve.

Pas intervistimit, hetuesi V.V. e bashkë me kolegun e tij Azem Demaku., e kishte shoqëruar vajzën deri në shtëpinë e saj. Shoqërimi ishte bërë afër mesit të natës. Ndërkohë, ia kishte marrë numrin e saj të telefonit.

Sipas rrëfimit të viktimës, hetuesi gjatë rrugës e kishte provokuar vazhdimisht. I kishte thënë se posa të arrinte moshën madhore do ta ftojë që të dalë me të.

Në një moment i kishte thënë: “Nuk paska pas faj profesori”.

Disa ditë pas denoncimit, V. V., e kishte telefonuar vajzën duke e ftuar të dilte për të pirë kafe në një vend që nuk do të njiheshin. Vajza kishte refuzuar.

Hetuesi i kishte thënë se ai ka tashmë fotografitë e saj, raportin e denoncimit të rastit me profesorin dhe ekspertizën mjekoligjore. E kishte kërcënuar se nëse nuk del me të do të ketë pasoja.

Në një moment, hetuesi i kishte shkuar tek shtëpia duke ia vënë dritat e veturës në drejtim të shtëpisë.

Për të mos e marrë vesh familja e saj, viktima kishte pranuar të dalë me të. Kishin shkuar në një motel në Suharekë dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Prej asaj nate, hetuesi e kishte futur nën kontroll viktimën për të kryer marrëdhënie seksuale me të vazhdimisht. Gjatë kësaj kohe, ai e kishte ndjekur e vëzhguar secilën lëvizje të vajzës. Kishte përdorur edhe kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin e Drenasit, për të nxjerr fotografi dhe për t’ia dërguar asaj në mënyrë që ta bindte se kishte kontroll të plotë mbi të.

Madje, viktimën kishte filluar ta përdorte për të shantazhuar biznesmenë nga Drenasi, për llogari të një biznesmeni të afërm të tij, duke marrë deklarata të rrejshme nga viktima për dhunë, e ngacmime seksuale.

Viktima ka rrëfyer se në muajin nëntor të vitit të kaluar, kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj. Kur hetuesi e kishte kuptuar se tashmë vajza po bëhej nënë, kishte filluar presionin, kërcënimet dhe viktimizimin se nëse nuk aborton do të kryej vetëvrasje.

Pas insistimit disaditor, e kishte sjell vajzën në ordinancën e mjekut më Fehmi Ahmetaj në Prishtinë më 15 janar 2019 në ora 16 e 20 minuta. Aty ishte bërë ndërprerja e paligjshme e shtatëzanisë.

Pas abortit, vajza ishte kthyer në shtëpi duke përjetuar dhimbje të mëdha dhe pa pasur mundësi mjekimi për shkak të frikës nga familja. Asgjë nga historia e saj nuk i ka treguar familjarëve.

Kishte pasur momente të luhatjes për të kryer vetëvrasje. Në një moment kishte shkuar për konsultim tek një avokat, i cili me anë të një letre anonime ka informuar Insajderin për ngjarjen.

Historia e dhunës ndaj saj ka marrë fund të martën pasdite, kur rreshteri policor është arrestuar nga kolegët e tij dhe është ndaluar për 48 orë.

Policia ia ka bastisur shtëpinë duke siguruar prova për këtë rast. Pasdite është bastisur edhe ordinanca e mjekut, Fehmi Ahmetaj në Prishtinë.

Arrestimi i tij është konfirmuar për Insajderin, nga Prokuroria e Shtetit.

What do you think?

1 point
Upvote Downvote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Çmendet” vajza nga Prishtina: I thotë meshkujve “Ta hangsha krejt”

Rrëfen 22 vjeçarja nga Ferizaji: Ja çka me bëri Halili