in

Sulejman Rexhepi: Të dëbohet Hoxhë Halil Kastrati

Një gjest human i Hoxhë Halil Kastrati sot ia ka prishur ditën Sulejman Rexhepit, i cili ka dhënë urdhër, si dikur te Godrana Jankullovska për t’ia pamundësuar hyrjen Shefqet Krasniqit në Maqedoni, që mos të lejohet më të futet brenda as Hoxhë Elvis Naçi por as Halil Kastrati

Përmes misionarëve të vet humanë, hoxhë Halil Kastrati ka inspektuar terrenin në Shkup dhe ka gjetur një rast me përmasa të tragjikës, të anashkaluar nga të gjitha shoqatat humanitare përfshirë këtu edhe “Hilalin” e BFI-së së Mulla Sulës. Tani e pesë vite shqiptari Enver Saliji jeton në spital, i sëmurë dhe me plagë të hapura. Nëna e tij, e sëmurë rëndë, nuk ka mundësi të ngritet për ta vizituar të birin në spital, nuk ka as strehim e as ndihma. Thjesht, kanë ngelur në mëshirën e Zotit. Natyrisht, mëshira e Allahut Mëshirëplotë është e madhe, dërgon njerëz si Halil Kastrati në shoqëri dhe, përmes tyre zgjidhë halle të besimtarëve. Hoxhë Halil Kastrati është përkujdesur dhe sot, në spital, ia ka dërguar çelësat e banesës zotëri Enverit, i cili, tani më i ka kushtet minimale që të paktën ndonjë vikend të vie deri në shtëpi, të pastrohet si njeri e ta vizitojë nënën e vet.

Ky gjest human e ka nervozuar Sulejman Rexhepin, ia ka prishur ditën pas asaj nate të trazuar, përplotë ahen, këngë e muzikë për ditëlindjen e tij! Për një natë ka shpenzuar po aq para sa me to do të mund t’i ndërtohej një shtëpi e vogël zotëri Enverit dhe kujdo qoftë tjetër që është në pozita të tij mjeruese.

Sulejman Rexhepi e ka shoqatën e vet humanitare e cila mund të përkujdeset për rastet sociale! Nuk ka se çka i sjell bythët këtu Hoxhë Halil Kastrati kur Sulejman Rexhepi e ka Mustafa Dautin, i cili, sa për sjellje të bythëve është ekspert i paparë!

Nuk ka se çka kryen kokë më vete aktivitete humanitare Halil Kastrati por, duhet që të koordinohet me Mustafa Dautin dhe, jo ai t’ua japë çelësat të varfërve, por duhet t’ia japë Mustafa Dautit i cili pastaj e di se a duhet me ua dhënë nevojtarëve, Sulejman Rexhepit apo duhet me i mbajtë për vete!

Halil Kastrati po ia minon punën Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit! Kur të ngelin pa lekë duhet të ndërmarrin ndonjë aksion humanitar në të holla me qëllim që t’i vjedhin! Kështu, me këtë punë që po e bën Halil Kastrati kanë për të ngelur pa punë e pa para, si Sulejman Rexhepi ashtu edhe Mustafa Dauti.

Halil Kastrati nuk guxon që t’ia turbullojë ujin Sulejman Rexhepit, sepse ky, nuk i bëhet hiç vonë nëse intervenon në polici me kërkesë për ta penguar hyrjen e tij në Maqedoni. Kështu dikur deshti të sillet sallamadi Shefqet Krasniqi i Prishtinës por, “hoxha i madh” i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi me shkrim dhe zyrtarish kërkoi nga Gordana Jankullovska për ta penguar “terroristin” dhe “esktremistin islamik” për t’u futur në Maqedoni e për të mbajtur vaiz në stadiumin e Çairit.

Edhe Elvis Naçi deshti që të përzihet në Maqedni, konkretisht në Sullaren e Eprme, duke tubuar para për një të sëmurë. Sapo mori vesh Mulla Sula se për bashkëfshatarin e tij Elvis Naçi ka tubar mbi 20 mij euro, ia kërkoi dhe e kërcënoi që urgjentisht t’ia dorëzojë paratë Sulejman Rexhepit. Por, pas ngritjes së shqetësimin nga ana e policisë shqiptare për një kërcënim të tillë, Mulla Sula u zbyth dhe kurrë nuk u fërkua kah Elvis Naçi!

Pra, hoxhë Halil Kastrati nëse do të ketë probleme ndonjëherë në kufirin Kosovë-Maqedoni, duhet ta ketë të qartë se këtë e ka nga Sulejman Rexhepi, i cili është shumë i nervozuar për aktivitetet humanitare të hoxhë Kastratit që i shtrinë në Maqedoni, ndërkohë që këtu jeton e vepron Sulejman Rexhepi dhe lavatriçja e tij e punëve të pista, Mustafa Dauti, dy antihumanistët më të mëdhenj që i njeh gjinia njerëzore.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Murat Hoxha: Tybistikfahë kur i shoh burrat pa mjekrra, si femra po me duken (Video)

Prizren, vodhën para në qendër tregtare, tre persona (PAMJE)